Kurti në Davos: Qeverisja ime shembull i llogaridhënies, korrupsioni nuk ka vend në Kosovë

20 janar 2026 | 15:40

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e deritanishme, planet ekonomike, politike dhe gjeo-strategjike të Kosovës, gjatë një bisede me Rory Stewart OBE në “Shtëpinë e Kosovës” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Kurti ka theksuar se prioritet i qeverisë së tij ka qenë rritja e cilësisë së shërbimeve, transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve. Ai ka deklaruar se nuk lejohet asnjë lloj korrupsioni brenda kabinetit qeveritar. “Ne e kemi trashëguar një situatë me korrupsion endemik. Ka rezistencë e qëndrueshmëri të fortë të njerëzve që të mos kthehen kurrë më aty. Pra shpresa jonë janë njerëzit, që ata do ta njoftojnë sistemin dhe publikun për korrupsionin që e hasin”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se qeverisja e tij ka qenë shembull.

Kryeministri në detyrë ka folur gjithashtu për politikat sociale, investimet kapitale dhe ekonomike që qeveria e tij ka implementuar, si dhe për bllokadën politike disa mujore që çoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku LV-ja ka fituar 51 për qind të votave.

Ai ka përmendur edhe sfidat e sigurisë, duke kritikuar planet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, përfshirë luftën hibride gjatë fushatës zgjedhore. Kurti ka theksuar rëndësinë e profesionalizmit të Agjencisë së Inteligjencës për të garantuar përgjigje efikase ndaj çdo sulmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë të…