Pacolli: Madhështia e Presidentit Rugova qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun
21 janar 2026
| 18:35
Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Pacolli shkroi se Rugova ishte simbol i mençurisë, durimit dhe i rezistencës paqësore të popullit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ish-presidenti tha se Rugova me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në kohë të vështira.
“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli.



