Bie nga pallati, mësuesi përfundon në tarracën e katit të dytë

21 janar 2026 | 20:12

Një incident ka ndodhur mbasditen e sotme në Fier, ku një person rreth 50 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen Apolonia.

Burri, A.D., 50 vjeç, banor i Fierit, me profesion arsimtar, në rrethana të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të tretë të pallatit dhe si pasojë ka përfunduar në tarracën e një verande të katit të dytë.

Burri ka mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës. Situata ka qenë disi e rrezikshme dhe ka zgjatur disa minuta, duke shkaktuar ankth te banorët e zonës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.

Fotot: Pamje në vendngjarje

Noa.al mëson se, 50-vjeçari, mësues i gjuhës angleze, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në një komunikatë për media, policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, duke pohuar se shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jared Kushner, dhëndrri i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, është…