Ish-ambasadori Gjergj Dedaj i dhuron librin “Atletët e Lirisë” kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi

21 janar 2026 | 22:08

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, i ka dhuruar kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, librin e tij me titull “Atletët e Lirisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dedaj, i cili ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e kryetarit Idrizi, duke e cilësuar atë si njërin nga “Atletët e Lirisë” së Kosovës martire, si në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe në procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.

Sipas Dedajt, takimi me kryetarin Ferit Idrizi ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë, si dhe një impresion për një njeri të vyer, i cili në kohë lufte ishte çlirimtar i UÇK-së, ndërsa në paqe një udhëheqës i përkushtuar i Komunës së Vushtrrisë. Ai theksoi se nën udhëheqjen e Idrizit, Vushtrria ka ndryshuar dukshëm fizionominë, frymën dhe ritmin e zhvillimit.

Me këtë rast, Dedaj e ka përgëzuar kryetarin Idrizi për sukseset e arritura dhe për punën e shkëlqyer në zhvillimin dhe avancimin e Komunës së Vushtrrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje të pabesueshme vijnë nga Greqia, ku moti i keq…