Rama: Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për kryeqytetin dhe Kosovën
22 janar 2026
| 11:12
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, me të cilin diskutuan për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.
Rama ka thënë se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.
“Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për kryeqytetin dhe Kosovën”, ka shkruar Rama në “Facebook”.



