Behrami: Ligjëratat e Gjykatës Speciale në gjimnaz janë të papranueshme
22 janar 2026
| 21:24
Artan Behrami nga PDK thotë se zyrtarë të Gjykatës Speciale, me aprovimin e menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, kanë mbajtur ligjërata për nxënësit në Prishtinë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe fyese ndaj UÇK-së.
Ai thotë se prindërit nuk duhet të lejojnë pjesëmarrjen e fëmijëve në këto ligjërata dhe u bën thirrje institucioneve arsimore që të refuzojnë çdo bashkëpunim me Gjykatën Speciale.



