Komandanti i FSK-së takohet me shefen e veteranëve luftëtarë të ShBA-së

23 janar 2026 | 13:42

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Carol Whitmore, shefe e përgjithshme të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të ShBA-së dhe zRyan Galluci, drejtor ekzekutiv i Zyrës në Uashington.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajovas, ku është vlerësuar marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët, si dhe mbështetja amerikane në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët e saj.

Gjithashtu, Jashari ka vlerësuar lartë rolin e kësaj organizate në mbështetje të pjesëtarëve forcave të armatosura amerikane, si dhe ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e shtëpisë së veteranëve në trajtimin, kujdesin dhe respektin që ky institucion ofron për veteranët luftëtarë të ShBA-së, që kanë shërbyer nëpër konflikte të ndryshme nëpër botë, posaçërisht ata në Kosovë.

Në fund të takimit, të dyja palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit, njëherit është vlerësuar gatishmëria e kësaj organizate në mbështetjen e FSK-së për këtë fushë.

May be an image of the Oval Office and text

May be an image of textMay be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në Forumin Ekonomik…