Ish-punonjësit e “Rilindjes” kërkojnë nga komuna 20-përqindëshin

25 janar 2026 | 09:58

Ish-punonjësit e Rilindjes kërkojnë nga Komuna e Prishtinës t`ua japë 20% të parave, të cilat sipas tyre u takojnë, pasi 5.5 hektarë truall që gjenden në qendër të Prishtinës ishin të kësaj ndërmarrjeje.

Zeqir Bekolli, përfaqësues i Ndërmarrjes së Gazetarëve Botues “Rilindja”, thotë për RTK se prona ishte blerë nga “Rilindja” në vitin 1971, dhe se Agjencia Kosovare e Privatizimit ia shiti komunës së Prishtinës, e kjo e fundit s’i kreu obligimet e 20% ndaj ish-punonjësve të Rilindjes.

Ata kanë ngritur padi ndaj Komunës, por kjo e fundit e kontaktuar nga RTK-ja nuk u është përgjigjur këtyre pretendimeve.

Ndërmarrja e Gazetarëve Botues “Rilindja” ka ngritur padi ndaj Komunës së Prishtinës, pasi sipas tyre kjo hapësirë prej 5.5 hektarësh ishte e “Rilindjes”, e që sipas tyre mjetet e kësaj toke të ndara nga AKP-ja i ka marrë komuna.

Zeqir Bekolli, përfaqësues i punëtorëve të Rilindjes, tha se edhe gjatë vitit 2015 Agjencia Kosovare e Privatizimit nëpërmjet një kërkese i kishte kërkuar Komunës së Prishtinës që ky truall t’i kthehet në pronësi Ndërmarrjes së Gazetarëve Botues “Rilindja” e që sipas Bekollit ajo kërkesë ishte e panevojshme.

Lidhur me këto pretendime të ish-punëtorëve të “Rilindjes”, nga Komuna e Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohës të çështjeve të drejtësisë janë optimistë për një vendim…