Drita triumfon në Superkupën e Kosovës, mposht Prishtinën në Antalya
25 janar 2026
| 14:40
KF Drita është fituese e Superkupës së Kosovës, pasi ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj FC Prishtinës në finalen e zhvilluar në Antalya të Turqisë.
“Intelektualët” treguan karakter dhe efikasitet në momentet vendimtare të ndeshjes, duke siguruar trofeun e parë për vitin 2026.
Golat për skuadrën gjilanase u shënuan nga Besnik Krasniqi dhe Kristal Abazaj, të cilët vulosën fitoren në një duel të fortë dhe rivalizues.
Nga ana tjetër, Prishtina arriti të shënoj me golin e Leotrim Kryeziu, por pa arritur të shmangë humbjen në këtë finale.
Me këtë sukses, Drita nis vitin me trofe dhe konfirmon ambiciet për vazhdimësinë e sezonit, ndërsa Prishtina mbetet të kërkojë reagim në garat e radhës.



