Detaje: 140 kg eksplozivë të gjetur në veri janë prodhuar në Serbi më 2014

25 janar 2026 | 18:09

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar dje në veri të vendit, ka gjetur dhe sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë.

Sipas autoriteteve, materiali shpërthyes është i prodhuar në Serbi.

Lidhur me këtë rast, në emisionin Info Magazine ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi.

“Eksplozivi përmban tiketën që është i vitit të prodhimit në vitin 2014-të. Më tutje nuk mund të flasim më shumë rreth kësaj çështje”, deklaroi Baliqi.

Ai theksoi se në veri është rritur dukshëm bashkëpunimi dhe raportimi i rasteve nga ana e qytetarëve.

“Andaj edhe ne i thërrasim të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë që çdo informacion që e posedojnë për ndonjë mjet të rrezikshëm, ose armatim ose eksplozivë, të bashkëpunojnë me ne dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e duhura”, deklaroi Baliqi në Info Magazine.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka…