Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qetësisë publike
Sipas njoftimit të Policisë, më 25 janar 2026 rreth orës 02:15, Stacioni Policor në Shtime ka pranuar ankesa nga banorët lidhur me zhurmën e shkaktuar nga muzika me zë të lartë, e cila vinte nga disa lokale në rrugën “Imer Devetaku”.
Pas ankesave të qytetarëve, patrullat policore kanë reaguar menjëherë dhe, në bazë të autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë masa ndaj tre pronarëve të lokaleve për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Në këtë rast janë shqiptuar tri gjoba kundërvajtëse, secila në vlerë prej 500 euro, në përputhje me Ligjin 03/L-142.
Po ashtu, pronarët e lokaleve ku zhvillohej aktivitet i lojërave kompjuterike janë obliguar t’i mbyllin lokalet, ndërsa rasti do t’i përcillet Inspektoratit të Komunës së Shtimes për procedura të mëtejshme, në përputhje me kompetencat ligjore. \Bleona Potoku\
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1V9y4udhqR/



