Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

25 janar 2026 | 19:06

Sipas njoftimit zyrtar, më 24 janar 2026 rreth orës 17:30, patrulla policore ka ndaluar dy persona të dyshuar në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj. Gjatë verifikimit të të dhënave, është konstatuar se ndaj të dyshuarve kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata.

I dyshuari Q.R. (26 vjeç) rezultoi me urdhëresë aktive, sipas së cilës dënimi me gjobë në vlerë prej 400 euro për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ishte zëvendësuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 ditësh.
Ndërkohë, i dyshuari Y.C. (24 vjeç) ishte i kërkuar me urdhërarrest aktiv për shkak të mungesës në shqyrtimin gjyqësor lidhur me veprën penale “Vjedhja”.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, Q.R. është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa Y.C. është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1B4ZN5abse/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas njoftimit të Policisë, më 25 janar 2026 rreth orës…