Në përkujtim të Rafi Halilit – Hero i Lirisë

28 janar 2026 | 13:08
Elife Luzha

Në përkujtim të Rafi Halilit – Hero i Lirisë, i cili u nda nga jeta më 28 janar 2022.

Duke lexuar librin monografik “Ikona e O.P.K Kushtrimi i Lirisë”, të autorit Rami Kamberi, pata mundësinë të njihem më gjerësisht me jetën dhe veprën e tribunit kombëtar Rafi Halili.

Si udhëheqës i Organizatës klandestine “Kushtrimi i lirisë”, Rafi Halili, qëndroi i pathyeshëm përballë dhunës dhe torturave çnjerëzore që pushtuesi sllavo – maqedonas, ushtroi mbi të dhe familjen e tij.

Takimi im me Rafi Halilin në Prishtinë, nuk ishte thjesht një rastësi; ishte thuajse hyjnor. I qetë, modest dhe fjalëpak, por gjithmonë me një buzëqeshje të hirshme, ai u afrua dhe, duke ma zgjatur dorën, në vend të përshëndetjes së zakonshme më tha; “Bija ime, Perëndia na paska ruajt për këtë ditë…”

E kuptova se ai po fliste për kohët e errëta, për sakrificën dhe mbijetesën përballë torturave, me të cilat u përball një popull i tërë…
Për më tepër, flet vet poezia…

FATI IM
… Nëpër fildish të bardhë
Të dhëmbëve
Më rridhte gjaku
Në currila ylberi
E ata
Sa nuk pëlcitën
Kur gjakun gëlltita
Të mos e shihnit
Këmba juaj
Të mos i shkelte ato pika…
1994
eli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tensionet janë rritur në zyrat e Real Madridit pas zbulimit…