Abdixhiku thirrje ‘‘të dorëhequrve, të larguarve, të dëshpëruarve’’: Kthehuni në shtëpinë tuaj, kemi nevojë për secilin
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është deklaruar pas mbledhjes së kuvendit të kësaj partie, ku përmes votëbesimit s’iu pranua dorëheqja e ofruar prej tij.
‘’LDK ka miratuar dy deklarata që do të bëhen publike. Njëra është mbi gjendjen politike, tjetra për organizimin e LDK, që do të nis sa më parë, në mënyrë që LDK të jetë funskionale. Në sferën politike angazhohemi për diskutime të hapura me gjithë spektrin politik. Sonte unë këtu ju bëj thirrje të gjithëve, sidomos ata që kanë qenë të pakënaqur me politikën e LDK, edhe ata që kanë pasur funksione të larta të vijnë të rreshtohen prapa qëllimit të përbashkët të anëtarësisë së LDK. Jemi pak, kemi nevojë për secilin. I bëj thirrje edhe njëherë, edhe ata të dëshpëruarit, të larguarit të dorëhequrit ose të kthehen brenda shtëpisë së tyre politike, në funksion të plotë politik’’, ka thënë ai.



