Bora arrin deri në 1 metër, situatë e vështirë në zonat malore të Korçës

01 shkurt 2026 | 17:38

Situata është e vështirë në zonat malore të Korçës, pas reshjeve të borës.

Në majë të Mashkullores, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, trashësia e saj ka arritur deri në 1 metër.

Situata paraqitet e vështirë në zonat malore, ndërsa era e forte ka ndikuar në grumbullimin e dëborës ne segmenta te caktura, raporton vizion+.

Aksi rrugor Shtyllë–Panarit është aktualisht i kalueshëm vetëm për automjete tip fuoristradë, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë segment, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes./Periskopi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e…