Podujevë, Arbnorë Uka – Osmani emërohet drejtoreshë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa

02 shkurt 2026 | 11:18

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Arbnorë Uka – Osmani drejtoreshë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

Arbnorë Uka – Osmani ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik – drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet.

Uka – Osmani ka një përvojë 16-vjeçare në sektorin bankar, ku ka punuar si analiste për individë, analiste për biznese dhe si menaxhere për marrëdhënie me biznese.

Kryetari Bulliqi i uroi drejtoreshës Uka  – Osmani suksese e punë të mbarë në detyrën e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar së është duke…