Komuna e Mitrovicës zhvendos kiosqet për qarkullim më të mirë dhe barazi për shitësit
Drejtoria e Inspekcionit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm, kanë zhvilluar një aksion për ripozicionimin e kiosqeve në zonën e sheshit të qytetit, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e veprimtarisë së tyre dhe trajtimit të barabartë të të gjithë operatorëve.
Qëllimi i këtij aksioni nuk ka qenë largimi i kiosqeve nga hapësirat publike, por vendosja e tyre në lokacione më të përshtatshme, të përcaktuara dhe funksionale, ku ato mund të operojnë në mënyrë më të rregullt dhe më të favorshme.
Me këtë rast, kiosqet janë ripozicionuar në sheshin “Adem Jashari”, konkretisht në hyrje të sheshit të qytetit, një lokacion i cili vlerësohet si i përshtatshëm dhe i favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë së tyre tregtare.
Aksioni është përcjellë nga drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, dhe drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja.
Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar për rregull urban, trajtim të barabartë për të gjithë dhe përdorim të drejtë të hapësirave publike, duke synuar një ambient më funksional dhe më të organizuar për qytetarët dhe bizneset.



