Muriqi thotë se është ringjallur te Sassuolo
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, ka pranuar se ka fituar energji të re pas kalimit te Sassuolo, në elitën e futbollit italian, Serie A.
Muriq, i cili gjatë karrierës ka ndërruar shumë skuadra ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës krahas kalimit te Sassuolo, në një intervistë.
27-vjeçari është i pazëvendësueshëm te Sassuolo, ekip për të cilin deri më tani ka regjistruar 22 paraqitje në kampionatin e Italisë.
“Mendoj se kalimi te Sassuolo më ka dhënë energji të re, është si një botë e re. Kam ndërruar disa klube, por nuk jam dorëzuar asnjëherë. Mundohem gjithmonë ta bëj më të mirën”, ka thënë Muriq.
Gjithashtu, Muriq është i pazëvendësueshëm edhe te Kosova, ku ka regjistruar 48 paraqitje kurse ka shtuar se nuk është pishman për vendimin që të jetë pjesë e “Dardanëve”.
Muriq te Sassuolo është huazuar nga Ipsëich Toëni i Anglisë dhe ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa ekipi italian ka opsionin e blerjes së tij në verë për 7.5 milionë euro.
Paraqitjet e tij të mira këtë sezon në Serie A, kanë tërhequr edhe vëmendjen e skuadrës së Juventusit dhe mbetet të shihet nëse në fund të sezonit do të ketë ndonjë lëvizje të gardianit të Kosovës drejt Torinos.



