Parashikimi i motit për ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe reshje shiu. Era do të fryjë nga drejtimet juglindore dhe verilindore, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.
E hënë do të karakterizohet me mot të vranët, vende-vende me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore. Në orët e mëngjesit parashihet ngricë dhe mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga -1 deri në 2 gradë Celsius.
E martë parashihet mot i vranët me intervale me diell, ndërsa në mëngjes pritet ngricë. Temperaturat minimale do të jenë nga -4 deri në -2 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 4 deri në 7 gradë Celsius.
E mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mjegull në mëngjes, sidomos në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
E enjte pritet mot i vranët me riga shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 12 gradë Celsius.
E premte do të mbajë mot i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale parashihen nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-3 m/s. \Bleona Potoku\



