ZRRE-ja: Lista e tarifave për vitin 2026 do të jetë e pandryshuar

02 shkurt 2026 | 15:16

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026.

Në këtë mbledhje, Bordi ka shqyrtuar kërkesën për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) ku është vendosur që lista e tarifave për vitin 2026 të jetë e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake.

“Pas finalizimit të procedurave përkatëse të tenderimit, në përputhje me obligimet ligjore, është aprovuar edhe caktimi i obligimit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF) me akt të veçantë. Ky obligim i është caktuar Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për periudhë tri-vjeçare, përkatësisht nga 31.01.2026 deri më 30.01.2029”, ka njoftuar Zyra e Rregullatorit për Energji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rikthim në Evropë u përfol për pak kohë për…