Kërkesa për shtrenjtim të rrymës 21 për qind, Muharremi: Faturën e janarit e pagova 356 euro, me këtë rritje shkon 430 euro

02 shkurt 2026 | 17:00

Opinionisti dhe ekonomisti Shenoll Muharremi duke komentuar kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës për 21 për qind, ka thënë se faturën e janarit të këtij viti e ka paguar 356 euro.

Ai shkruar në “Facebook” se me këtë rritje të propozuar, fatura do t’i vinte 430 euro.

Postimi i plotë:

Sa e pagova faturën e janarit për energji.

Faturat e rrymës muajt e fundit përafërsisht:

-tetor 55 EUR

-nëntor 158 EUR

-dhjetor 255 EUR

-janar 356 EUR

Me 21% rritje eventuale, fatura e janarit shkon në 430.76 euro muaj!

Pajisjet super efeciente. Kujdes maksimal në konsum dhe temperatura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci 029 ka reaguar pas largimeve që i ka…