Hoxhaj takon kongresmenin Clay Higgins në Washington, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

05 shkurt 2026 | 21:15

Takimet e Enver Hoxhajt në Uashington nuk kanë të ndalur. Sot, ai u takua me kongresmenin Clay Higgins, Zëvendëskryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Gjatë takimit, Hoxhaj kërkoi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

“Me kongresmenin me ndikim Clay Higgins, Zëvendëskryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. Kërkova mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.”, ka shkruar Hoxhaj.

Në takimet e tij, dhe pas fjalimit që pati dje në Kongresin Amerikan, ku kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, Enver Hoxhaj vijon të forcojë lidhjet me zyrtarë amerikanë dhe të promovojë interesat strategjike të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siguria e furnizimit me energji elektrike mund të vihet në…