Kulturë bamirësie dhe humane nga Gjilani
06 shkurt 2026
| 14:06
Musli Bllaca, veteran i arsimit nga fshati Cërnicë i Gjilanit, më 31.01.2026 rreth orës 14:00, në rrugën “Elez Agushi”, ka gjetur një portofol me dokumente personale me vlerë, fotografi familjare si dhe një shumë parash prej 265 eurosh. Portofoli i përkiste znj. H. Buqi, nga Kaçaniku, me vendbanim në Gjermani.
Pas një angazhimi dyditor dhe verifikimeve të nevojshme, Musli Bllaca arriti të identifikojë pronaren. Ajo u ftua së bashku me familjen në Cërnicë, ku në prani të familjarëve dhe dëshmitarëve, portofoli iu dorëzua me të gjitha gjërat e gjetura, pa asnjë mungesë.
Në shenjë falënderimi për këtë gjest human dhe shembullor, pronarja ndau një shumë simbolike.



