Policia tregon arsyet pse u shoqërua në stacion i moshuari gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës

06 shkurt 2026 | 19:43

Sot në Prishtinë u protestua kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Gjatë protestës një protestues u shoqërua nga Policia e Kosovës, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka treguar arsyet e shoqërimit të tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha për Gazetën Online Reporteri.net se qytetari u shoqërua në Polici për shkak të dyshimit se hodhi një mjet tymues.

“Sot, rreth orës 13:00, në Prishtinë, gjatë zhvillimit të një proteste, një person është shoqëruar në stacion policor. Shoqërimi është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka hedhur një mjet tymues. Të gjitha veprimet do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.”, tha Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, Barcelona do të përballet me Mallorcan, pjesë e…