Manipulimi me vota në Gjakovë – këta janë të ndaluarit për 48 orë

06 shkurt 2026 | 22:54

Një hetim penal për “Falsifikim të rezultatit të votimit” është duke u zhvilluar në Komunën e Gjakovës, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të Zgjedhjeve Parlamentare të 28.12.2025.

Pas pranimit të urdhëresës për fillimin e hetimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Sektori Rajonal i Hetimeve – DRP Gjakovë ka intervistuar dhjetëra persona në cilësinë e të dyshuarve, të cilët kishin qenë të angazhuar si komisionerë zgjedhorë.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht listën e të ndaluarve: Jon Haxhiu, rreth 29-vjeçar,

Mimoza Brovina, rreth 40-vjeçare
Demokrat Gjocaj, rreth 40-vjeçar
Alma Gerqari, rreth 27-vjeçare
Devoll Kërleshi, rreth 31-vjeçar
Arigona Hasani, rreth 20-vjeçare
Ardian Rudi, rreth 53-vjeçar
Vlera Hyla, rreth 20-vjeçare
Artin Daka, rreth 32-vjeçar
Sejdi Rama, rreth 39-vjeçar
Leotrim Gaxheri, rreth 27-vjeçar
Eljesa Beqiri, rreth 34-vjeçar
Mandush Goza, rreth 22-vjeçar
Liridon Halili, rreth 34-vjeçar
Naziat Domi, rreth 38-vjeçar
Xhevat Hasanaj, rreth 43-vjeçar
Artiola Hoti., rreth 29-vjeçar

Erion Kameri, rreth 26-vjeçar
Delvina Pozhegu, rreth 31-vjeçare
Shefqet Morina, rreth 27-vjeçar
Valmir Agaj, rreth 43-vjeçar.

Të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ndërsa rasti ndodhet ende në fazë aktive hetimore.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten veprime të tjera procedurale, përfshirë edhe vendime lidhur me masat e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtuese është mbledhur sërish ditën e sotme në lidhje…