Prishtina e nis me fitore sezonin pranveror
Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Afrim Tovërlanit e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin pranveror, duke marrë tri pikë shumë të vlefshme udhëtim dhe duke barazuar Ballkanin me pikë në pozitën e parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.
Ishte Gjelbrim Taipi (14’), i cili shënoi për epërsinë 0-1 pas asistimit të Arjol Bllacës dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim. Në pjesën e dytë, u luajt futboll më i ngadaltë dhe pa shumë raste nga të dyja ekipet, kështu që shifrat mbeten të pandryshuara dhe Prishtina në fund iu gëzua një fitoreje të madhe 1-0.
E gjithë ajo që vlen të theksohet janë kartonët e shumtë nga të dyja e ekipet dhe përjashtimi i Elton Krasniqit (90+) pas dy të verdhëve.
Pas kësaj fitore, Prishtina e she veten në pozitën e dytë me 33 pikë, po aq sa ka Ballkani i pari, ndërsa Dukagjini bie në pozitën e katërt me 29 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Llapin, teksa Dukagjini është nikoqir i Gjilanit.



