Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar në Bilinicë të Gjilanit

07 shkurt 2026 | 15:42

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, ku një person mashkull, 49-vjeçar, është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit.

Ai bëri të ditur se “hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, tha tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur, Ukë Rugova, ditë më parë për Reporterin…