Prokurori thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së jepte urdhra për dënimin e bashkëpunëtorëve
09 shkurt 2026
| 12:36
Prokuroria në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon shpalosjen e deklaratave të saj dhe këtë pritet ta bëjë gjithë ditën.
Prokurori i Specializuar, Alan Tieger, po vazhdon deklaratën përmbyllëse dhe po flet për, siç pretendon ai, vrasjeve dhe torturimeve të personave të ndaluar në qendrën në Bajgorë.
Siç pretendon ai, vrasjet dhe keqtrajtimet janë bërë “përmes autorizimit të Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së.
Ai tha qendra në Bajgorë u bë mbi bazën e komunikatave të UÇK-së dhe se “Shtabi i Përgjithshëm dënonte bashkëpunëtorët”.



