Qeveria publikon programin e manifestimeve shtetërore për 18-vjetorin e Pavarësisë
09 shkurt 2026
| 12:58
Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Më 17 shkurt në orën 07:00 do të bëhet ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës.
Në orën 9:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në orën 10:30 do të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.
Në orën 11:30 do të parakalojnë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Ndërkaq në orën 17:30 do të bëhet pritja shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri Albin Kurti.



