ZPS-ja: Gjykata e UÇK-së u përdor si instrument kundër kundërshtarëve
09 shkurt 2026
| 12:54
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka thënë se në fund të vitit 1998, UÇK-ja kishte krijuar Gjykatën Ushtarake, që nuk ishte efektive, pasi siç ka argumentuar prokuroria, në punën e saj ndërhynin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjykata, ka thënë prokuroria, ka shërbyer si “instrument nga ndërmarrja e përbashkët kriminale” kundër kundërshtarëve.
Prokuroria ka përmendur rastin e ndalimit të Blerim Kuçit, rasti i të cilit ishte iniciuar pranë kësaj gjykate dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënuar me vdekje.
“Fate të njëjta ishin planifikuar për kundërshtarë të tjerë, që pretendoheshin të silleshin në pseudo-gjykatën për tradhti”, ka thënë prokuroria.



