20-vjeçarja padit “Meta” dhe “Youtube” për dizajn që krijon varësi te fëmijët
Një gjyq historik ka nisur në Kaliforni për të përcaktuar nëse Meta dhe YouTube mund të mbahen ligjërisht përgjegjëse për dizajnin e aplikacioneve të tyre.
Kaley G.M., 20 vjeçe, po padit Meta (Facebook & Instagram) dhe Google (YouTube), duke pretenduar se platformat janë projektuar qëllimisht për të krijuar varësi te fëmijët.
Avokati i saj thotë se dokumente të brendshme tregojnë se kompanitë e dinin rrezikun dhe vepruan me qëllim.
Kaley pretendon se përdorimi i hershëm i rrjeteve sociale i ka dëmtuar shëndetin mendor.
Meta dhe Google i mohojnë akuzat, duke theksuar masat për sigurinë e të rinjve dhe faktorë të tjerë personalë.
Gjyqi fokusohet vetëm te dizajni dhe funksionimi i platformave, jo te përmbajtja e krijuar nga përdoruesit.
Një vendim kundër kompanive mund të hapë rrugën për mijëra padi të ngjashme në SHBA.
Rasti është pjesë e një reagimi global ndaj ndikimit të rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve ku tashmë disa vende tashmë kanë vendosur kufizime moshe.



