Basha fton në orën 17:00 përfaqësuesit e partive për ta caktuar rendin e ditës për seancën e nesërme konstitutive
10 shkurt 2026
| 12:28
Dimal Basha i Vetëvendosjes, si bartës për herë të fundit të postit të kryetarit të Kuvendit të legjislaturës së kaluar, ka dërguar ftesa te partitë politike për të dërguar përfaqësuesit e tyre për t’u mbledhur për në orën 17:00.
Në rend në këtë takim është “përgatitja për seancën konstituive të legjislaturës së dhjetë”.
Kjo pas caktimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nesër (e mërkurë) në ora 12:00.



