Mbrojtësi i viktimave: Duam që zëri i viktimave të dëgjohet
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare, ka thënë se dëshiron që në vendimin e trupit gjykues për katërshen e UÇK-së, zëri i viktimave të dëgjohet.
“Kjo aktakuzë nuk është përshkrim i thatë ligjor i akteve kriminale, por bëhet fjalë për vende, kohë kur njerëzit kanë pësuar dëme të mëdha, që kanë ndryshuar ata dhe familjet e tyre. Duke pranuar që ka ndodhur ky dëm, një trup gjykues është në gjendje të thotë se vuajtja e viktimave nuk është anashkaluar. Ajo që presim që të ndodhë është që viktimat të kenë zërin e tyre dhe që zëri i tyre të jetë dëgjuar”, ka thënë Laws.
Sipas tij, të gjitha viktimat kanë pyetur veten “pse më ndodhi kjo mua”, duke ngritur pyetje të tjera pse njerëzit duhej të ndaloheshin e më pas të keqtrajtoheshin.
“Pse duhej të përfundonin në varre të pashënuara?”, ka thënë ai.



