Emir Sahiti po shkëlqen te Maccabi Tel Avivi

10 shkurt 2026 | 15:53

Emir Sahiti po shkëlqen në Izrael që në fillim të aventurës së tij me Maccabi Tel Avivin.

Pas tre ndeshjesh, ai ka arritur të shënojë tre gola, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Në sfidën e fundit, Maccabi Tel Aviv triumfoi 4-0 ndaj Maccabi Bnei Raina, Sahiti ishte vendimtar në fitoren e skuadrës.

Pas një periudhe të vështirë te Hamburgu, ku nuk mori hapësirën e duhur, kosovari po tregon se po bëhet nga referencat kryesore të sulmit të Maccabit këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka reaguar ndaj…