Çitaku falënderon partitë politike për shtyrjen e seancës: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë
10 shkurt 2026| 22:40
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike, pas konsensusit që seanca konstituive të fillojë nga ora 17:00.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se ky është “vendim i ndërgjegjshëm”, pasi nesër në Hagë mbrojtja thotë fjalën përfundimtare.
“Ky ishte një vendim i ndërgjegjshëm dhe njerëzor në respekt të një momenti historik sepse nesër në Hagë dëgjohet fjala përfundimtare e mbrojtjes.