Presidentja e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re, seanca pritet të mbahet pas pak
11 shkurt 2026
| 20:09
Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re. Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash. Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit. Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.
Raportohet se seanca do të mbahet duke filluar nga ora 20:00. Paraprakisht, u mbajtë seanca konstituive e Kuvendit.
Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare, teksa Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi nënkryetarë.
Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu u bëri thirrje deputetëve që të qëndrojnë në objekt për seancën e radhës./Reporteri.net



