Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Junik
Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Personat e ndaluar në Junik janë: Arbër Kuqi, Elton Idrizaj, Erjon Gaxherri, Sahit Kurama, Arbër Fetaj, Arlind Gjocaj, Eliot Pukaj, Elton Krasniqi, Bajram Shaboviq, Agnez Binaku, Bekim Husaj, Agron Aliaj. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Nikçi, i cili bëri të ditur se gjatë aksionit janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.
“Prokurori i Shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi për Insajderin. Rasti ka ndodhur në Junik, ndërsa ndaj të dyshuarve pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin.



