Gucati i shkon në zyre Ramës, ia uron mandatin e dytë

12 shkurt 2026 | 12:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryetarin e OVLUÇK-së, Hysni Gucati, i cili i ka uruar mandatin e dytë Ramës.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përfaqëson një kapitull të lavdishëm të historisë sonë dhe mbart me vete peshën e sakrificës për liri.

“Vlerësoj këtë mbështetje dhe besim, duke riafirmuar se Kryeqyteti do të qëndrojë gjithmonë pranë veteranëve, me respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributin e tyre”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë ka proceduar në…