Sonte në orën 19:00 seanca e parë e Kuvendit të Kosovës
12 shkurt 2026
| 16:35
Sonte me fillim të orës 19:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së parë të Kryesisë me në krye Albulena Haxhiun e cila pasditen e së mërkurës u zgjodh kryetare e Parlamentit. Në rend dite janë: Ndarja e komisioneve parlamentare, Ndarjet buxhetore dhe Rezoluta për zhvillimet në Hagë. Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se tema më e rëndësishme sonte është Rezoluta për çlirimtarët të cilët gjenden në Hagë.



