Avokati i Selimit: Një dëshmitar gënjeu në këmbim të kompensimit financiar

12 shkurt 2026 | 17:48

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka vazhduar me paraqitjen e argumenteve të tij kundër pjesëmarrjes së Selimit në krime.

Ai ka përmendur një incident në Likoc në gusht të 1998, ku rokuroria pretendon se Selimi ka marrë pjesë në marrjen në pyetje të një të ndaluari.

Sipas tij, ky dëshmitar gënjeu trupin gjykues dhe madje gjatë dëshmisë tha se Selimi e kishte rrahur.

“Kompensimi financiar që dëshmitari i ka pranuar ZPS-së se ishte i interesuar, duket se të ketë mjaftuar që ky dëshmitar t’i gënjente sy për sy trupi gjykues”, ka thënë Roberts.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Rexhep Selimi ka vazhduar me argumentimin kundër pretendimit…