Abdullah Klinaku betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës
12 shkurt 2026
| 21:01
Abdullah Klinaku ka dhënë sot betimin si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Sonte e dhash betimin për t’i shërbyer me nder, krenari dhe dije vendit dhe popullit tonë! Dua të ju falenderoj fortë, të gjithëve, për mbështetjen dhe forcën që na e keni dhënë! Zoti i Madhërishëm ju ruajtë dhe ju bekoftë juve dhe familjet e juaja! Zotit falenderime të pafundme e dalshim faqebardh!”, ka shkruar në “Facebook” Klinaku.



