Të shtëna me armë në Universitetin e Karolinës së Jugut, dy të vdekur
Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos pas tw shtwnave të enjten në mbrëmje në një konvikt të Universitetit Shtetëror të Karolinës së Jugut, duke shkaktuar një bllokim të kampusit, thanë zyrtarët e shkollës në një deklaratë.
Të shtënat u raportuan në një apartament në kompleksin rezidencial studentor Hugine Suites, sipas deklaratës, të postuar në faqen e universitetit në Facebook.
Pak detaje të tjera zyrtare u bënë menjëherë të disponueshme, duke përfshirë nëse dikush që kreu të shtënat ishte ende i lire, raporton Reuters, transmeton Klankosova.
“Zyrtarët e universitetit nuk kanë konfirmuar ende identitetin e viktimave ose gjendjen e personit të plagosur,” tha deklarata.
Universiteti Shtetëror i Karolinës së Jugut, numëron më shumë se 3,000 studentë.
Universiteti tha se i kishte kërkuar Divizionit Shtetëror të Zbatimit të Ligjit të hetonte të shtënat dhe se mësimet e së premtes ishin anuluar.



