Kremlini akuzon Evropën se po pengon paqen në Ukrainë

30 nëntor 2026 | 00:18

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar vendet evropiane se po pengojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke kundërshtuar përfshirjen e trupave evropiane në një marrëveshje të mundshme paqeje.

Peskov ka thënë se qëndrimi i Evropës për pjesëmarrjen në negociata dhe vendosjen e një kontingjenti ushtarak në Ukrainë pas arritjes së marrëveshjes po i vështirëson përpjekjet për paqe.

Sipas tij, evropianët duan që negociatat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, ku marrin pjesë Rusia dhe Ukraina, të zgjerohen me përfshirjen e tyre, ndërsa njëkohësisht kërkojnë që trupat evropiane të jenë të pranishme në Ukrainë për të mbikëqyrur zbatimin e një marrëveshjeje.

“Evropianët thonë se sapo t’i afrohemi një marrëveshjeje për Ukrainën, do të vendosin një kontingjent evropian”, ka deklaruar Peskov, duke pretenduar se ky qëndrim i mban të gjalla arsyet e konfliktit.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu idenë e vendosjes së forcave evropiane në Ukrainë, duke thënë se Moska nuk e pranon një mundësi të tillë si pjesë të marrëveshjes së paqes.

Deklaratat e Peskovit vijnë në kohën kur po zhvillohen përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Ukraina ka mirëpritur përfshirjen e Evropës në negociata.

Pas rundit të fundit të bisedimeve trepalëshe, negociatori amerikan Steve Witkoff kishte deklaruar se Rusia kishte pranuar përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat e ardhshme.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite thotë se lufta në…