Maqedonia e Veriut ndalon një të ri, pse vendosi flamurin shqiptar në makinën e Policisë

29 nëntor 2026 | 20:07

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut thotë se ka identifikuar personin që vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policie në Tetovë, gjatë festimeve për Ditën e Flamurit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministria bën të ditur se personi është thirrur në polici për të dhënë shpjegime, në prani të njërit prej prindërve, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Pas përfundimit të verifikimeve, Ministria e Brendshme bën me dije se ndaj tij pritet të ndërmerrev veprime ligjore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të…