Eric Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë nën përgjegjësinë e Rexhep Selimit

13 shkurt 2026 | 11:03

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka deklaruar se pas qershorit të vitit 1999, Policia Ushtarake e Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka qenë nën përgjegjësinë e klientit të tij.

“Pas qershorit (1999), UÇK-ja dhe Policia Ushtarake e UÇK-së kanë qenë nën komandën, strukturat dhe përgjegjësinë e komandantëve të zonave. Nuk ka qenë në përgjegjësinë e z. Selimi”, tha Tully. Ai shtoi se, sa i përket pretendimeve të ngritura, Prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë argumentet e saj. “Sa i përket parashtrimeve të ZPS-së lidhur me faktin e kontrollit, nëse Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi Policinë si Ministër i Rendit Publik… ZPS-ja nuk ka arritur që të vërtetojë argumentet e veta”, deklaroi ai.

Sipas Tullyt, ZPS-ja e ka përdorur termin “Policia e UÇK-së” si një “kosh” për të vendosur prova jogojore, me qëllim që të krijojë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një forcë policore e cila drejtohej nga Selimi në cilësinë e ministrit të Rendit Publik. “Për të qenë të qartë, termi ‘Policia e UÇK-së’ është një tezë e ZPS-së e hartuar si një kosh ku mund të hidhen sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore, për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një forcë policie dhe se ajo drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik”, theksoi Tully. Ai e cilësoi këtë si një përpjekje të Prokurorisë për të krijuar një perceptim të gabuar. “…ndërkohë që ky argument nuk qëndron”, shtoi më tej avokati Eric Tully, i cili mori fjalën për deklaratën përmbyllëse pas avokatit tjetër të Selimit, Geoffrey Roberts.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka nisur fjalën përfundimtare…