Avokatja: Krasniqi nuk ka mbikëqyrur punën e departamentit juridik të UÇK-së
13 shkurt 2026
| 17:27
Ekipi mbrojtës i Krasniqit ka hedhur poshtë pretendimin e ZPS-së se ai kishte mbikëqyrur departamentin juridik të UÇK-së.
“Ky pretendim mbështetet dëshmitë spekulative që i kanë bërë për interesa të veta Bislim Zyrapit”, ka thënë avokatja Venkateswari Alagendra.
Ajo ka thënë se nuk ka prova se udhëheqësi i gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna ka marrë udhëzime nga Krasniqi as që i ka raportuar atij.
Alagrendra ka thënë se vetë Dobruna e kishte konfirmuar se i ka dorëzuar raporte vetëm Azem Sylës kur ka qenë në Kosovë.
“ZPS-ja anashkalon dëshmitë fajësuese”, ka thënë Alagrendra.



