Gjithçka gati për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”: S`do të ketë folës partiak

14 shkurt 2026 | 17:34

Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet të martën, pritet të jetë më i madhi që është organizuar ndonjëherë në Kosovës. Marshi që do të jetë solidarizim me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë është mbështetur nga institucione qendrore, lokale, sindikata dhe shumë OJQ.

Organizatorët kanë bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë marsh.

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, sot në një konferencë për media, kanë bërë me dje se pritet që mbi 200 mijë qytetarë të dalin në shesh.

Eliza Hoxha nga kjo platformë ka vlerësuar se marshi do të jetë dëshmi e unitetit të qytetarëve të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare.

Ajo ka bërë me dije se deri me tani kanë marrë konfirmime për pjesëmarrje të shqiptarëve nga gjithë Evropa.

Kjo nuk është çështje partie, pushteti, por është çështje drejtësie dhe dinjiteti kombëtar. Kemi marrë konfirmime nga shqiptarë nga i gjithë rajoni dhe Evropa. Diaspora jonë po organizohet, po vjen, po udhëton me orë të tëra për të qenë bashkë. Po na vijnë fotografi e mesazhe me familje të cilat na tregojnë që do të jenë prezente aty bashkë. Ky është momenti kur e kupton që ky marsh nuk i përket vetëm një platforme dhe individi, thjesht ky marsh i përket popullit të Kosovës. Presim mbi 200 mijë qytetarë në këtë marsh. Do të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. Por madhështia e tij nuk matet vetëm me numra, por do të matet me qetësinë tonë, me disiplinën dhe dinjitetin tonë dhe seriozitetin e mesazhit që do të përcjellim atë ditë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, marshit i janë bashkuar sindikata, profesionistë të lirë, mësimdhënës, mjekë, artistë, sportistë dhe përfaqësues të bashkësive fetare.

Ajo ka vlerësuar se kjo dëshmon se kjo nismë është përtej ndasive politike.

“Kjo nuk është çështje partie. Nuk është çështje pushteti. Është çështje drejtësie dhe dinjiteti kombëtar,” është ajo, duke shtuar se ky marsh tashmë i përket popullit të Kosovës.

Ne presim mbi 200 mijë qytetarë dhe synojmë që ky të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. Por madhështia e tij do të matet me qetësinë, disiplinën dhe seriozitetin e mesazhit që do të përcjellim”, është shprehur ajo.

Në këtë konferencë, detaje për marshin ka dhënë edhe përfaqësuesi tjetër i platformës “Liria ka emër”.

Ai ka njoftuar se qytetarëve do të iu drejtohen pesë veta nga kategori të ndryshme të shoqërisë, të cilët do të përcjellin mesazhe qytetare, pa përfshirje partiake.

E ripërsëris edhe sot: asnjë folës nuk do të jetë partiak. Ky është marsh qytetar,” ka thënë Tasholli.

Ai ka treguar se programi do të përfshijë edhe performancë artistike nga Ilir Shaqiri dhe Lyrical Son, ndërsa do të realizohet një aksion simbolik tek monumenti NEËBORN, si moment reflektimi për lindjen e shtetit të Kosovës dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e së vërtetës së tij.

Janë qindra autobusë që do të nisen në mënyrë të organizuar drejt Prishtinës. Agjenda do të bëhet publike në faqen zyrtare të platformës ‘Liria ka Emër’, në mënyrë që çdo qytetar të ketë informacion të saktë,”, ka deklaroi Tasholli.

Me qëndrime publike pro këtij marshi deri m tani kanë dal liderët e të gjitha partive politike, përveç liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në mbështetje të marshit ka dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Marshi në fjalë është përkrahur pothuajse nga të gjitha komunat e Kosovës.

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” janë pritur dhe përkrahur nga komunat që qeverisen nga VV, PDK, LDK dhe AAK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se Serbia është…