Ndërron jetë ish-fotoreporteri Jahja Tmava
15 shkurt 2026
| 01:54
Të premten, më 13 shkurt 2026, ka ndërruar jetë ish-fotoreporteri Jahja Tmava nga fshati Lismir i Fushë Kosovës në moshën 54-vjeçare.
I ndjeri ndërroi jetë pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas familjen, miqtë dhe kolegët me dhimbje të thellë. Jahja Tmava për shumë vite me radhë ka qenë pjesë e mediave të ndryshme në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e fotoreporterit me përkushtim dhe profesionalizëm.
Gjatë karrierës së tij, ai ka kontribuar edhe në gazetën “Epoka e re”, duke lënë gjurmë me punën dhe angazhimin e tij në fushën e gazetarisë vizuale.
Varrimi i të ndjerit është bërë të shtunën në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Lismir, ku edhe është hapur e pamja për ngushëllime.



