Hoxhaj takon ish-sekretarin britanik: Një mbështetës i palëkundur i Kosovës në kohë vendimtare

15 shkurt 2026 | 11:12

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim me ish-sekretarin britanik të Shtetit, David Miliband, gjatë Munich Security Conference në Mynih.

Hoxhaj e cilësoi Milibandin si një mbështetës të palëkundur të Kosovës në momente vendimtare për shtetin e ri, duke kujtuar se e kishte pritur atë në Kosovë në javët e para pas shpalljes së pavarësisë.

Ai theksoi rolin e Britanisë së Madhe në njohjen e hershme të Kosovës dhe në mbështetjen për konsolidimin ndërkombëtar të saj.

“Në prag të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kënaqësi të takoj përsëri David Miliband në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një mbështetës i palëkundur i Kosovës në kohë vendimtare për vendin. E kam pritur në Kosovë në javët e para pas pavarësisë, kur ai ishte Sekretar i Shtetit dhe Britania e ka njohur Kosovën, duke ndihmuar për njohjen e saj në botë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, në intervistën e dhënë…