OVLUÇK-ja përkujton dëshmorët e shkurtit: “Ata nuk priten pranverën, ata u bënë pranvera”
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit në Kosovë.
OVL, duke nderuar sakrificën e tyre, thotë se “ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranverë”.
Kjo organizatë i ka sjellur edhe emrat e atyre që ranë për liri këtë muaj:
Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj.
“Ne i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.



